COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 766 të vaksinuar, 3149 testime, 903 të shëruar, 851 raste të reja dhe 21 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË, 3 mars /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se, gjatë ditës së sotme janë kryer 766 vaksinime antikovid, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 15,793 vaksinime.

MSHMS përditësoi edhe situatën e pandemisë. Kështu, në 24 orët e fundit janë kryer 3149 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 851 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 377 raste në Tiranë, 48 në Pogradec, nga 30 raste në Elbasan, Kavajë, 29 në Durrës, 28 në Vlorë, 27 në Shkodër, 26 në Fier, 25 në Berat, 23 në Lezhë, 21 në Sarandë, 19 në Krujë, 18 në Peqin, 17 në Korçë, 14 në Kamëz, nga 12 raste në Lushnjë, Mirditë, 9 në Gjirokastër, 7 në Kuçovë, 6 në Kukës, nga 5 raste në Kurbin, Has, Librazhd, nga 4 raste në Pukë, Tropojë, Tepelenë, Vorë, nga 3 raste në Devoll, Përmet, Bulqizë, Kolonjë, Gramsh, nga 2 raste Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Belsh, Dibër, Shijak, Maliq, Poliçan, nga 1 rast në Rrogozhinë, Mallakastër, Selenicë, Malësi e Madhe, Prrenjas, Skrapar, Patos, Cërrik, Dropull, Këlcyrë, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 903 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 72,076 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 606 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Berati, 2 qytetarë nga Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 42-94 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. “Telefononi në numrin 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital”, shprehet MSHMS.

Statistika (3 mars 2021)
Raste të reja ditore      851
Të shëruar në 24 orë    903
Të shtruar në spitale     606
Humbje jete në 24 orë  21
Testime ditore              3149
Testime totale          476,017
Raste pozitive          109,674
Raste të shëruara      72,076
Raste aktive              35,742
Humbje jete              1,856
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë    23219
Fier        2635
Vlorë      1780
Durrës    1629
Shkodër  1342
Gjirokastër 1088
Elbasan    899
Korçë       894
Lezhë      795
Berat       774
Dibër       349
Kukës      338
/j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.