COVID-19 – COVAX planifikon shpërndarjen e 238 milionë vaksinave

GJENEVË, 3 mars /ATSH-ANSA/ – Organizata Botërore e Shëndetësisë ka parashikuar shpërndarjen e 238,3 milionë dozave të vaksinës antiCOVID-19 për vendet më ët varfëra në botë deri në fund të majit në kuadër të programit COVAX.

Pakistani, Nigeria dhe Indonezia do të jenë mes përfituesve më të mëdhenj të vaksinave falas. Ata do të marrin secili më shumë se 10 milionë doza.

OBSH-ja, bashkëlidere e programit COVAX, synon të përshpejtojë në maksimum operacionin, është e bindur se furnizimi me vaksina i të gjitha vendeve është mjeti i vetëm për të dalë nga pandemia.

Programi që parashikon të garantojë barazinë në aksesin e vaksinave kundër COVID-19 parashikon dërgimin prioritar të shumicës së dozave të disponueshme në Pakistan (14 640 000), në Nigeri (13 656 000), në Indonezi (11 704 800), në Bangladesh (10 908 000) dhe në Brazil (9 122 400).

Më pas vijnë Etiopia (7 620 000), Republika Demokratike e Kongos (5 928 000), Meksika (5 532 000), Egjipti (4 389 600) dhe Vietnami (4 176 000).

Irani, Birmania, Kenia dhe Uganda janë gjithashtu të përfshira me nga tre milionë doza secila.

Dërgesat përfshijnë afërsisht 237 milionë doza të vaksinës AstraZeneca/Oxford, të prodhuaranë Indi dhe Korenë e Jugut dhe 1,2 milion doza shtesë të vaksinës Pfizer/ BioNTech, e cila kërkon ruajtje të veçantë në temperatura shumë të ulëta./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.