Cilët janë faktorët që ndikojnë te metabolizmi?

MILANO, 3 mars /ATSH/ – Të gjithë duam ose aspirojmë të jemi të aftë për një pyetje ”estetike”, por edhe për mirëqenien e përgjithshme.

Nëse numrat në peshore ngrihen lart, qoftë për shkak të stresit, të një jetese të vrullshme, apo sulmeve të ankthit që na bëjnë të gjejmë strehë tek ushqimi si një lehtësim dhe shpërblim, ne shpesh vrapojmë për t’u mbrojtur duke ndjekur një dietë, një prej fjalëve më të kërkuara në motorët e kërkimit, shkruhet në faqen vanityfair.it.

Por, të jesh në gjendje të humbasësh peshë pa informacionin e duhur, për funksionimin e trupit nuk është gjithmonë e lehtë, përkundrazi.

Disa zona me një përqendrim më të lartë të yndyrës luftojnë për t’u dobësuar dhe, duke mos parë rezultatet e dëshiruara, shumë njerëz priren të ndihen të demoralizuar.

“Pengesa kryesore quhet inflammasome, që është një gjendje klinike shumë e zakonshme pas moshës 40-vjeçare që, për shkak të një teprice të sheqerit në gjak, stimulimi hormonal, shtatzëni, stresi ditor ose një dietë e pasaktë, bën që membrana e qelizave yndyrore të mbulohet nga një xhel glikoproteinash inflamatore që pengojnë receptorët e humbjes së peshës”, shpjegon Elena Baroni, kreu i Qendrës së Shpejtimit të Metabolizmit (CAM), me qendër në Milano, eksperte në riaktivizimin e metabolizmit.

Metabolizmi zakonisht ka të bëjë me ata që kanë vështirësi në humbjen e peshës, domethënë ata që janë mbipeshë ose të shëndoshë, të cilët, edhe duke ngrënë më pak nuk humbin kilogramët e tepërt.

Pra, si të zhbllokoni metabolizmin? Çfarë lloj rruge duhet të ndjekim?

Baroni na tregoi një metodë të personalizuar mjekësore-shkencore.

Pse, veçanërisht në rastin e grave, sapo të arrihet një moshë e caktuar, është shumë e vështirë të humbasësh peshë, ndërsa është shumë e lehtë të shtosh peshë?

“Me kalimin e viteve, metabolizmi i një personi ngadalësohet rëndë për shkak të faktorëve të ndryshëm, të tilla si një mënyrë jetese ulur, ushqim i pasaktë, një ose më shumë shtatzëni, menopauzë ose plakje”, thotë ajo.

Kombinimi i këtyre elementeve shkakton një rënie të ndjeshme të lipolizës ose aftësinë e trupit për të përdorur yndyrat depozituese si formë e energjisë.

”Ka receptorë të vendosur në sipërfaqen e qelizës dhjamore të quajtur receptorë lipolitikë BETA-3, të cilët, si antenat e vogla, kanë për detyrë të marrin informacionin për të aktivizuar lipolizën dhe për këtë arsye mbledhin dhjamin”, shtoi Baroni.

”Arsyeja që nuk lejon të aktivizohet lipoliza dhe për këtë arsye të humbasë peshë, është prania e një mbulese citokine (glikoproteina), e cila, si një mukus, mbulon qelizën dhjamore, duke parandaluar receptorët të marrin informacionin për të përdorur yndyrat e magazinimit. Ky inflamacion ndodh si një mekanizëm mbrojtës automatik kundër pranisë së substancave toksike për trupin tonë”, nënvizoi ajo. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.