BERLIN – Gjermanët kërkojnë lehtësimin e bllokimit, ndërsa Merkel dhe kryeministrat zhvillojnë bisedime

BERLIN, 3 mars /ATSH-DPA/ – Kërkesat e qytetarëve gjermanë për të dalë më tej nga bllokimi, pavarësisht shtyrjes së qeverisë federale, po rriten, ndërsa kancelarja Angela Merkel pritet të kërkojë një tjetër zgjatje të masave në bisedimet me kryeministrat e landeve.

Negociatat tashmë janë në zhvillim e sipër përpara konferencës në internet, me një projektplan që propozon që vendi të mbajë dyqane dhe biznese të tjera të mbyllura deri më 28 mars.

Politikanët dhe shkencëtarët kanë paralajmëruar se variante më të rrezikshme të koronavirusit po përhapen në Gjermani, më seriozi lloji B117 i identifikuar për herë të parë në Britaninë e Madhe.

Dokumenti, megjithatë, propozon kufizime më të gjera të kontaktit, duke sugjeruar që dy familje mund të takohen në grupe deri në pesë persona.

Aktualisht, njerëzit mund të takohen vetëm në çifte.

Zyrtarët gjithashtu shpresojnë që një nisje masive e testit të shpejtë të antigjenit në javët e ardhshme të mund të çojë në lehtësimin e mëtejshëm të masave./  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.