TIRANË, 3 mars/ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës konfirmoi 7 fluturime për ditën e mërkurë 3 mars 2021.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme.
Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit e BE-së dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit sipas vendeve pritëse.
Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e mërkure janë:⠀
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim