TIRANË, 2 mars /ATSH/ Totali i sistemit mikrofinanciar u rrit në vlerën 11.9 miliardë lekë në fund të vitit të kaluar.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, ky sektor është rritur 8.3 % me bazë vjetore.
Mikrofinanca zë një peshë të rëndësishme në financimin e fermerëve dhe bizneseve të vogla në zonat rurale.
Rreth 71.4 % e aktiveve të saj janë kredi. Ndërsa 83 % e totalit të depozitave pranë këtyre institucioneve janë në monedhën vendase.
Aktualisht Banka e Shqipërisë ka licencuar 14 institucione mikrofinanciare.
/r.e/