Schalke shkarkon drejtuesit pas rezultateve të dobëta

BERLIN, 2 mars /ATSH-AA/ – Klubi gjerman i futbollit Schalke shkarkoi drejtuesit e ekipit pas humbjes së djeshme kundër Stuttgart-it me rezultat 5-1.

Në një deklaratë, Schalke tha se ”humbja në Bundesligën gjermane e detyroi bordin e klubit të shkarkojë drejtuesin e ekipit të parë Christian Gross dhe ndihmësin e tij Rainer Widmayer, koordinatorin e ekipit të parë Sascha Riether dhe trajnerin e fitnesit Werner Leuthard”.

Gjithashtu u shkarkua edhe kreu i departamentit sporiv dhe të komunikimit, Jochen Schneider.

Kryetari i bordit, Jens Buchta, tha se shkarkimet erdhën për shkak të humbjeve të njëpasnjëshme të ekipit, edhe atë ndaj Borussia Dortmund-it me rezultat 4-0 dhe ndaj Stuttgart-it me rezultat 5-1.

“Pas dy shfaqjeve zhgënjyese kundër Dortmund-it dhe Stuttgart-it, këto vendime ishin të pashmangshme”, tha ai.

Në muajin dhjetor, zvicerani Gross u emërua trajneri i Schalke-s për të bërë një ndryshim. 66-vjeçari erdhi në klub në kohën kur Schalke kishte ndryshuar 3 trajnerë në vitin 2020: David Wagner, Manuel Baum dhe trajnerin e përkohshëm Huub Stevens.

Schalke ka 9 pikë pas 23 ndeshjeve në Bundesligën gjermane dhe ndodhen në vendin e fundit të tabelës.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.