RUSI – Rritje galopante e çmimeve nga Covid-19, 7,5 herë më shumë sesa në BE

MOSKË, 2 mars /ATSH-AA/ – Çmimet e ushqimeve në Rusi u rritën me 8,2 % në janar të vitit 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe 7,5 herë më shumë se në Bashkimin Europian.

Sipas të dhënave nga Instituti Federal i Statistikave Ruse (Rosstat), çmimet e ushqimeve në vend u rritën me 8,2 % në janar të vitit 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë periudhës në fjalë, çmimet e ushqimeve në BE u rritën me 1,1% , ndërsa çmimet e ushqimeve në Rusi u rritën 7,5 herë më shumë se në BE.

Në vlerësimin e tij të inflacionit në vend në dhjetor 2020, presidenti rus Vladimir Putin tha se ”rritja e çmimeve ishte për shkak të dobësimit të rublës dhe kufizimeve të bizneseve si pasojë e pandemisë së koronavirusit të ri”. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.