Pogradec/ Toka shtetërore me qira, 9.819 parcela të lira për investitorët

TIRANË, 2 mars /ATSH/ Bashkia e Pogradecit, në cilësinë e autoritetit qiradhënës, në zbatim Ligjit “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të Shtetit në Njësitë e qeverisjes vendore” dhe vendimit të Këshillit të Ministrave “Për zhvillimin e tokave bujqësore të pandara” jep me qira 9.819 ha tokë, në njësinë administrative Tebinjë.

Bashkia Pogradec njofton se, subjektet e interesuara, duhet të paraqesin: një përshkrim të hollësishëm teknik të projektit për veprimtarinë bujqësore që do të zhvillohet, përcaktimin e kulturave bujqësore ose të specieve të bimëve që do të mbillen.

Teknologjitë që do të aplikohen në kultivimin e bimëve dhe përpunimin e produkteve, investimet në infrastrukture (kullim, ujitje, sistemim etj.), të shprehura në tregues fizikë dhe monetarë, burimet e financimit të shprehura në vlerë që garantojnë investimet, ndikimin e veprimtarisë në shtimin e numrit të të punësuarve.

Plan biznesin e detajuar të aktivitetit që do të ushtrohet; Studimin për ndikimin në mjedis të projektit; Nivelin e çmimit (lek/ha në vit) që ofron për marrjen me qira të tokës bujqësore; Vërtetimin se nuk ka detyrime financiare ose ligjore të pashlyera ndaj shtetit dhe ndaj

Vlera fillestare e qirasë së tokës bujqësore, për hapjen e procedures konkurruese është llogaritur për pasuritë me bonitet kategoria e 7, vlera 7000/ha lekë në vit.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 12.04.2021.

Procesi i qiradhënies së tokave shtetërore i ka dhënë zhvillim jo vetëm aktivitetit bujqësor por edhe rritjes së punësimit dhe të të ardhurave.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.