Në ditët e vështira e kuptojmë vlerën e jetës e të njëri-tjetrit/ Shumë dashuri në këtë galeri fotosh nga vaksinimi antikovid

TIRANË, 2 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot një album me foto nga procesi i vaksinimit të të moshuarve mbi 80 vjeç, i cili vijon në disa qendra vaksinimi në vend.

“Dashuri në kohërat e vaksinës”, shprehet Kryeministri Rama duke sjellë pamjet e të moshuarve që shoqërohen nga të afërm, nipa e mbesa për të marrë injeksionin që i mbron nga COVID-19.

“Në ditët e vështira e kuptojmë vlerën e jetës e të njëri-tjetrit, si në këto foto ku një nip shoqëron gjyshin, një partner partneren e dekadave, vajza e djali prindërit”, u shpreh kryeministri Rama.

“Shumë dashuri në këtë galeri fotosh. Kaq duhet”, tha Rama. /j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.