Marsi muaji i vaksinës së katërt të autorizuar në Europë

UASHINGTON, 2 mars /ATSH/ – Muaji mars duhet të jetë muaji i një vaksine të re, e katërta në dispozicion në Europë: është zhvilluar nga ”Johnson & Johnson”, për të qenë i saktë nga filiali farmaceutik ”Janssen” i cili tashmë ka marrë miratimin, shkruhet në faqen e internetit vanityfair.it.

Sipas shumë analistëve, kjo vaksinë do të sigurojë furnizime të bollshme dhe mbi të gjitha ka treguar se zhvillon një përgjigje të mirë imuniteti dozë e vetme.

Studime të mëtejshme mbi efektet e një përforcuesi të mundshëm janë duke u zhvilluar, por rezultatet do të vijnë më vonë dhe ndërkohë do të fillohet me skemën me dozë të vetme.

Produkti mund të ruhet në frigorifer midis 2 dhe 8 gradë Celsius, prandaj nuk ka probleme të veçanta logjistike dhe ka treguar një efikasitet që varion midis 72 dhe 64% në varësi të zonave të ndryshme në të cilat janë kryer provat klinike të fazës së tretë.

Rezultatet më të mira u regjistruan në SHBA (me 86% mbrojtje ndaj formave më të rënda) dhe mbrojtje disi më të ulët në Afrikën e Jugut, kundër variantit të identifikuar për herë të parë në atë vend (82% kundër formave të rënda të sëmundjes).

Në Brazil, nga ana tjetër, efikasiteti mesatar ishte midis 66,2 dhe 68,1% – përkatësisht 14 dhe 28 ditë pas vaksinimit – në parandalimin e formave të rënda dhe kritike.

Nuk është një vaksinë mRna si ato të Pfizer-Biontech dhe Moderna, por një vektor viral si AstraZeneca: përdor një adenovirus të tipit 26.

Bashkimi Europian ka porositur 200 milionë doza, me një mundësi për të blerë 200 milionë të tjera. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.