Investim i shumëpritur/ Nis puna për rehabilitimin dhe zgjerimin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”


TIRANË, 2 mars/ATSH/ Pas dëmtimeve nga tërmeti, ka nisur puna për rehabilitimin dhe zgjerimin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky projekt, një investim i shumëpritur për qytetarët.

Po ashtu, Kryeministri tha se “janë duke u ndërtuar nga themelet edhe 3 maternitete të tjera në vend”.

“Mirëmëngjes dhe me fillimin e investimit të shumëpritur për zgjerimin dhe rindërtimin e plotë të maternitetit të vjetër të Tiranës pas dëmtimeve nga tërmeti, teksa janë duke u ndërtuar nga themelet edhe 3 maternitete të tjera në vend, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Kryeministri. /m.m//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.