GREQI – 2 353 raste dhe 23 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

ATHINË, 2  mars /ATSH-ANA/ – Greqia konfirmoi 2 353 raste të reja infektimi me COVID-19 në 24 orët e fundit, nga të cilat 18 u identifikuan në pikat e hyrjes në vend, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Që nga fillimi i pandemisë, rastet e konfirmuara kanë arritur në 194 582.

Në shtatë ditët e fundit, 60 raste të konfirmuara kanë pasur lidhje me udhëtimet në hyrje dhe 2 368 me raste tashmë të konfirmuara.

Një total prej 422 pacientësh janë në ventilator në kujdesin intensive (ICU) në të gjithë vendin, nga të cilët 69,9 % janë burra. Mosha mesatare e tyre është 68 vjeç.

EODY njoftoi edhe 23 vdekje të tjera nga COVID-19 në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm të cilave ka arritur në 6 557.

Mosha mesatare e të gjitha rasteve të reja është 44 vjeç dhe e viktimave 79./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.