COVID-19/ Kushi: Përpjekje që procesi mësimor të mos ndalet në asnjë moment

TIRANË, 2 mars/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi mori pjesë sot në takimin e zhvilluar me Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, ku u diskutua rreth sfidave kryesore me të cilat arsimi parauniversitar është duke u përballur në kushtet e pandemisë COVID-19.
Në fjalën e saj ministrja Kushi tha se, “përtej efekteve të papritura të kësaj periudhe të pazakontë, janë bërë të gjitha përpjekjet e mundshme që procesi mësimor të mos ndalet në asnjë moment”.
“Kanali i dedikuar “RTSH Shkollë”, platforma “Akademi.al”, trajnimi i vazhdueshëm i mësuesve për të përballuar situatën, garantimi i mjediseve të sigurta shkollore sipas protokolleve antikovid, 1000 mësues shtesë, dyfishimi i punonjësve të shërbimit psikosocial, shpërndarja e tabletave digjitale për nxënës në nevojë e nxënës të klasave kolektive, janë disa prej masave të ndërmarra për garantimin e gjithëpërfshirjes dhe cilësisë në mësimdhënie e mësimnxënie”, – tha Kushi.

/k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.