Bulqizë/ Nis puna për rehabilitimin e rrugës në fshatin Golovisht

TIRANË, 2 mars /ATSH – I. Vata/ Bashkia e Bulqizës po punon për rehabilitimin e rrugës së fshatit Golovisht, njësia administrative Gjoricë.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Bulqizë, Lefter Alla i cili shprehet se sot ekipet e punës së Bashkisë Bulqizë po punojnë për rehabilitimin e rrugës së fshatit Golovisht, lagjet Cami dhe Sumë në njësinë administrative Gjoricë.

“Në këtë fazë, po ndërhyhet në hapjen e rrugës, hapjen e kanaleve anësore dhe vendosjen e tombinove. Një rrugë e lënë pas dore prej shumë kohësh, por që me ndërhyrjet që po bëhen do të lehtësojë lëvizjen e banorëve të kësaj zone. Ekipet e punës po angazhohen në shtrimin e rrugës, hapjen e kanaleve anësore dhe vendosjen e tombinove”, tha ai.

Po ashtu, ai shton së bashkia Bulqizë do të vazhdojë ta ketë përmirësimin e infrastrukturës rrugore si një prej prioriteteve të punës së saj.

Rruga u shërben qindra banorëve për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mjeteve si dhe lidh disa lagje me fshatin Gjoricë. Investimet bëhen nga bashkia Bulqizë. /a.a/r.e/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.