BRUKSEL – Reynders: Certifikata europiane e vaksinimit do të ruajë privatësinë

BRUKSEL, 2 mars /ATSH-ANSA/ – Ne do të vazhdojmë të punojmë në lidhje me mënyrën e organizimit të lëvizjes së lirë dhe po punojmë për një certifikatë dixhitale që do të na lejojë të marrim të dhënat shëndetësore të personave, tha eurokomisioneri për Drejtësinë, Didier Reynders, gjatë një konference për shtyp.

“Ne duam të shmangim problemet e privatësisë dhe, për këtë arsye, certifikata do të jetë një instrument legjislativ, që do të grupojë të dhënat shëndetësore në mënyrë dixhitale”, shtoi Reynders.

Ai theksoi se dokumenti është një certifikatë, jo një pasaportë dhe se shqetësimi kryesor është të shmanget çdo lloj diskriminimi./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.