“Basha shkel ligjin”/ Braçe: Drejton makinë jo vetëm pa rrip sigurimi, por edhe pa patentë që prej 2016-ës

TIRANË, 2 mars /ATSH – I. Vata/ Zëvendëskryeministri Erion Braçe deklaron se Kreu i PD-së Lulzim Basha ka shkelur ligjin pas drejton makinën, jo vetë pa rrip sigurimi, por edhe pa patentë.

Në reagim të një fotoje të publikuar në rrjetet sociale nga bashkëshortja e kreut të PD-së, Aurela Basha, ku duket Basha teksa drejtonte makinën, Braçe thekson se, “nuk është çështje rripi, por ligji, drejtësie e barazie”.

“Lulzim Basha nuk ka patentë, jo thjesht rrip. I ka skaduar në dhjetor 2016 dhe, prej asaj date është pa patentë, qarkullon në shkelje të ligjit për një të tillë. Librat e shtetit dëshmojnë këtë. Nga gjiza e byrektores së PD që u përhap këtu 24 orë, kuptova që, Lulzim Basha është po i njëjti politikan pa karakter që kurrë nuk merr përgjegjësi për vete, për ty jo e jo. Këtë herë në vend të merrte përgjegjësi, u fsheh pas gjatësisë së tij e gjatësisë sime. Njësoj siç kur vrau në Bulevard e i doli babi për zot vrasjeve, njësoj siç kur shkeli çdo ligj të mundshëm në rrugën e Kombit e zgjodhi dhimbjen e barkut si arsye, njësoj siç kur nënshkroi marrëveshje antikushtetuese për detin e tha se e bëri për integrimin por me territor me pak”, shprehet Braçe.

“Një burrë merr përgjegjësi, kërkon ndjese, jep dorëheqje dhe i dorëzohet drejtësisë. Nuk ka me të poshtër se një politikan pa karakter, që nuk mban përgjegjësi e te shet me të parë. Burrë lind, nuk bëhesh, nuk ka lidhje me gjatësinë, por me karakterin”, shprehet ai.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.