Tabaku: Bizneset në vështirësi edhe në zemër të Tiranës

TIRANË, 1 mars /ATSH/ Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u takua me tregtarë të zonës së Pazarit të Ri në Tiranë, për të dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre dhe për t’u shpjeguar se zgjidhja për problemet me të cilat përballen është Programi i Partisë Demokratike për Ekonominë.

Ish-deputetja Tabaku i ftoi që të krahasojnë atë çfarë u ofron programi i Partisë Demokratike dhe çfarë kanë përjetuar deri tani nga politikat e qeverisë Rama.

“Ne kemi bërë një program për biznesin e vogël, që e lehtëson. Tani, ju e keni llogaritur vetë në xhepin tuaj se sa është rritur tarifa vendore, sa është rritur energjia elektrike, sa ka rënë konsumi”, u shpreh Tabaku. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.