PRAGË – Policia çeke patrullon vendin për zbatimin e lockdown

PRAGË, 1 mars /ATSH-DPA/-  Liria e lëvizjes së banorëve në Republikën Çeke është kufizuar për tre javët e ardhshme, në mënyrë që të frenohen infeksionet prej koronavirusit.

Policia filloi të patrullojë rrugët dhe trenat nga dita e sotme dhe njerëzit mund të largohen vetëm për motive të jashtëzakonshme nga rrethi i tyre, për shembull për të shkuar në punë ose për te mjeku.

“Ne do të jemi kudo”, theksoi një zëdhënës i policisë.

Zëdhënësi theksoi se ”policia do të ishte e butë në raste të paqarta, por nëse njerëzit do të shkelnin qartë rregullat do të ndëshkoheshin”.

”Shkeljet mund të dënohen me gjobë deri në 400 euro (482 dollarë). Shumë persona janë gjobitur, por ishte shumë herët për të cituar numrat”, tha zëdhënësi.

Më shumë se 25 000 oficerë policie dhe deri në 5 000 ushtarë morën pjesë në kontrolle. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.