Pikë moderne grumbullimi e fruta-perimeve në Korçë me mbështetjen e AZHBR-së/ Eksport në kushte optimale

TIRANË, 1 mars /ATSH/ Me mbështetjen e fondeve të akorduara nga AZHBR përmes programit IPARD II, Ajazi, një fermer në rrethin e Korçës, ka ndërtuar një pikë moderne grumbullimi me dy dhoma frigoriferike me standarde për mbledhjen, ruajtjen dhe eksportin e fruta-perimeve në kushte optimale cilësie.

Ajazi është marrë prej 25 vitesh me tregti dhe sot gëzon pikën e tij të grumbullimit, nëpërmjet së cilës iu shërben rreth 15 fermerëve që sjellin aty prodhimin e mollës së tyre.

Falë mbështetjes së AZHBR-së me një grant në vlerën 190 mijë euro, nëpërmjet programit IPARD, Ajazi ka investuar në asetet fizike të fermës duke ndërtuar hapësirën për grumbullimin e prodhimeve në një kapacitet prej 400 tonë, mes të cilave ka të vendosura edhe dy dhoma frigoriferike.

Synimi i Ajazit është që të shtojë sipërfaqet e mbjella me mollë në zonën e Korçës, duke zgjeruar hapësirën e mbjellë që ka aktualisht me më shumë se 8 hektarë.

AZHBR bën të ditur se, deri tani përmes mbështetjes nga IPARD, janë shtuar në 110 mijë m3 ambiente ruajtëse në 12 qarqe të vendit, dhe 32 mijë m3 dhoma frigoriferike që ruajnë produktin pas vjeljes, gjë që ka ndikuar në rritjen e eksporteve.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.