“PD vret kur është në pushtet, PS mbron”, Bushati: Shqiptarët do dinë të bëjnë dallimin

TIRANË, 1 mars /ATSH – I. Vata/ Deputeti i PS-së Ervin Bushati deklaroi sot se, “Partia Demokratike vret kur është në pushtet, ndërsa socialistët mbrojnë”.

Deputeti i PS-së Bushati tha sot se ka një dallim mes socialistëve dhe PD-së kur janë në pushtet.

“Partia Demokratike, vret kur është në pushtet, Partia Socialiste mbron. Ndaj çdo qytetar që do të bëjë dallimin ndërmjet ’97-tës së Berishës dhe pandemisë që ka rënë në të gjithë botën apo Gërdecit të zotit Berisha dhe tërmetit që nuk është punë qeverie do votojnë për Partinë Socialiste, sepse ju kemi qëndruar pranë dhe do vazhdojmë t’u qëndrojmë pranë”, tha ai.

Po ashtu, Bushati shton se, “qytetarët e Shqipërisë dinë ta bëjnë shumë mirë diferencën ndërmjet Gërdecit që vret njerëzit dhe tërmetit që vjen nga Zoti. E dëmtoi qeveria Berisha dhe ishin në duart e Zotit, sot është e kundërta”. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.