MBZHR: Bizneset e agroturizmit pajisen me certifikatë nga Komisioni i Vlerësimit

TIRANË, 1 mars /ATSH/ Në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) është ngritur Komisioni i Posaçëm i Vlerësimit, që do të pajisë me certifikatë bizneset e agroturizmit.

MBZHR bën të ditur se, Komisioni i Vlerësues të certifikimit të subjekteve që ushtrojnë veprimtari në agroturizmit, ka për qëllim, përcaktimin e procedurave të aplikimit dhe të vlerësimit të tyre për marrjen e “Certifikatës”, detyrat, përgjegjësitë dhe mënyrën e ushtrimit dhe zbatimit të tyre si dhe rastet e pezullimit dhe/ose shfuqizimit të “Certifikatës paraprake” apo “Certifikatës”.

Certifikatë pronësie për fermën/tokën ku zhvillohet veprimtaria që do të certifikohet; plan-biznesin; dhe mandatpagesën për aplikim në shumën 2000 lekë, janë dokumentet e nevojshme që duhet të plotësojë subjekti në lidhje me fermën bujqësore/ blegtorale/ peshkimit/akuakulturës apo njësinë agrikulturore.

Komisioni bën verifikimin e dokumentacionit brenda 50 ditëve nga data e aplikimit të subjektit. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.