Kuvendi/ Miratohen aktet normative “Për buxhetin 2021” dhe “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”

TIRANË, 1 mars /ATSH/ Kuvendi miratoi në seancën e sotme dy akte normative, një pr/ligj dhe një pr/vendim.

Kështu Kuvendi miratoi me 83 vota pro, 13 kundër dhe 3 abstenim Aktin Normativ nr. 4, datë 5.2.2021 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 137/2020 “Për buxhetin e vitit 2021”.

Kuvendi miratoi gjithashtu me 84 vota pro, 11 kundër dhe 4 abstenim, Aktin Normativ nr. 5, datë 12.02.2021 “Për disa shtesa në ligjin nr. 105/2014 “Për barnat dhe
shërbimin farmaceutik” të ndryshuar””.

Kuvendi miratoi me 81 vota pro, 13 kundër dhe 4 abstenim projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si autoritet kontraktues dhe shoqërive “S2 Albania” shpk dhe “Rapiscan systems” INC “Për një ndryshim në marrëveshjen e koncesionit për financimin, ngritjen dhe operimin e shërbimit të skanimit të kontejnerëve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë, miratuar me ligjin nr. 123/2013” të ndryshuar””.

Kuvendi miratoi me 77 vota projektvendimin “Për zgjedhjen e Leka Bungos, kryetar i Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit Shqiptar”.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.