TIRANË, 1 mars /ATSH/ Banka e Shqipërisë ka propozuar vendosjen e një kufiri limit, lidhur me shumën e penaliteteve dhe kamatëvonesave që institucionet e huadhënies mund t’i ngarkojnë kredimarrësve.
Sipas BSH-së, ndryshimet rregullatore parashikojnë që penalitetet dhe kamatëvonesat nuk mund të jenë më shumë se 30 % e detyrimit të klientit (principal plus interes mbi të).
Banka e Shqipërisë vëren se niveli i penaliteteve sidomos në institucionet jobanka, arrijnë në nivele të larta dhe aplikimi i fryrë i këtyre detyrimeve janë identifikuar si një element që cenon të drejtat e huamarrësve. /a.a/r.e/