ITALI – Rritet numri i viktimave nga COVID-19, 246 në 24 orët e fundit

ROMË, 1 mars /ATSH-ANSA/ – Në Itali u regjistruan 13 114 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, për një total prej 2 938 371 të infektuarish që nga fillimi i pandemisë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, viktimat ishin 246, në rritje në krahasim me 192 që ishin dje, që e çojnë numrin e përgjithshëm të tyre në 97 945.

Shkalla e pozitivitetit është 7,6%, nga 6,8% dje.

Aktualisht, ka 2 231 pacientë të shtruar në kujdesin intensive (ICU), me një rritje prej 58 njësish krahasuar me dje, në ekuilibrin midis hyrjeve dhe daljeve.

Pranimet ditore në ICU, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 171 (dje ishin 131).

Në pavijonet e zakonshëm Covid, ndodhen të shtruar 19 112 pacientë, 474 më shumë se dje./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.