GJENEVË – OKB apelon për 3,85 miliardë dollarë për Jemenin përballë krizës së urisë

GJENEVË, 1 mars /ATSH-DPA/ – Kombet e Bashkuara bënë thirrje për fonde në një takim donatorësh ndërkombëtarë për të shpëtuar nga uria miliona njerëz në Jemen.

Zyra e Ndihmës Emergjente e Kombeve të Bashkuara (OCHA), vlerëson se do të duhen 3,85 miliardë dollarë për të ndihmuar vendin e shkatërruar nga alarmi.

”Vitin e kaluar, vendet dhuruan vetëm 1,9 miliardë dollarë për Jemenin, pak më shumë se gjysma e fondeve që do të ishin të nevojshme”, theksoi OCHA përpara konferencës online.

”Nga 29 milion njerëz në vendin e varfër, 24 milion kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare”, deklaruan Kombet e Bashkuara.

Një rekord prej 2,3 milionë fëmijësh vuajnë nga kequshqyerja akute dhe gati 400 000 fëmijë nën moshën pesë vjeç përballen me vdekje nëse nuk marrin ndihmë urgjente ushqimore.

Jemeni po shkatërrohet nga lufta civile e nisur që nga viti 2015. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.