FRANCË – Ish-presidenti Sarkozy dënohet me tre vjet burg për korrupsion dhe trafik influence

PARIS, 1 mars /ATSH-AFP/ – Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, në pushtet nga vitit 2007 deri në 2012, u dënua sot me tre vjet burg për korrupsion dhe për trafik influence duke u bërë presidenti i dytë i dënuar në Republikën e Francës pas Jacques Chirac në 2011.

Sarkozy, i cili ishte i pranishëm në seancën dëgjimore të këtij procesi të ashtuaquajtur “i përgjimeve”, nuk do të shkojë në burg, pasi nuk është kërkuar asgjë për një veprim të tillë.

Gjykata Penale theksoi se një “pakt korrupsioni” ishte arritur mes ish-presidentit, tani 66 vjeç, avokatit të tij, Thierry Herzog dhe ish-magjistratit të lartë Gilbert Azibert, dy të bashkëpandehurit që gjithashtu u dënuan me tre vjet burg.

Më 8 dhjetor, Zyra e Prokurorit Kombëtar Financiar (PNF) kishte kërkuar kundër Nicolas Sarkozy katër vjet burg./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.