FOKUS – Mbështetja për marrjen e vaksinës antiCovid-19 në rritje

PARIS, 1 mars /ATSH-AFP/ – Mbështetja e popullatës për vaksinën kundër COVID-19 është në rritje në disa vende të tilla si Britania e Madhe, SHBA-ja, madje dhe tek më skeptikja Franca, sipas një studimi ndërkombëtar të publikuar sot nga Kekst CNC.

Studimi i kryer në gjashtë vende (Francë, Britani e Madhe, Gjermani, Japoni, SHBA, Suedi) tregon një trend të qartë rritës kudo krahasuar me fundin e vitit 2020.

Kështu, në Francë, 59% e të anketuarve thonë se janë të gatshëm të marrin një vaksinë ose e kanë bërë atë tashmë ndaj vetëm 40% në dhjetorin e kaluar.

Rritja është akoma më e madhe në Suedi, me 76% të përgjigjeve në favor të kësaj pyetjeje kundrejt 51% në shtator 2020.

Në Britaninë e Madhe përqindja e mbështetjes për vaksinën është më e larta, me 89%, krahasuar me 65% shtatorin e kaluar.

Nga ana tjetër, personat e pyetur janë shumë më kritikë në lidhje me efektivitetin e vendosjes së vaksinimit në vendet e tyre përkatëse.

Ndërsa tre në katër britanikë janë të kënaqur me zbatimin e shpejtë të vaksinimit në vendin e tyre, raporti bie në kombet e tjera të anketuara, në 32% në SHBA, 22% në Francë dhe madje 20% në Suedi.

I pyetur se cilat vende mendojnë se janë më efektive në këtë fushë, nuk është për t’u habitur Izraeli, ku gjysma e popullsisë ka marrë të paktën një dozë dhe Britania e Madhe që kryeson.

Në shumicën e vendeve të anketuara, shumica e të pyeturve dëshirojnë mbi të gjitha të mbajnë masa për të mbrojtur popullsinë para ekonomisë.

Kështu, gjashtë në 10 britanikë, për shembull, preferojnë të kufizojnë përhapjen e virusit për të mbrojtur ekonominë. Shkalla është 50% në Japoni (përkundrejt 18% për ekonominë) dhe 47% në Gjermani dhe Suedi (përkundër 31% dhe 29% respektivisht për ekonominë).

Vetëm francezët kanë më shumë gjasa të dëshirojnë kthimin në aktivitetin ekonomik si përparësi (38% nga 36% në favor të kufizimit të përhapjes).

Një vit pas fillimit të pandemisë, shumica e të anketuarve mbeten të kujdesshëm në lidhje me heqjen e mundshme të kufizimeve, edhe në rast të një rënie neto të numrit të rasteve dhe vdekjeve.

Sondazhi u krye në mes të muajit shkurt për 10 ditë, me 1 000 të rritur në çdo vend dhe marzhi i gabimit është 3,3% për të gjitha vendet.//ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.