Delegacioni shqiptar i kryesuar nga Kryeministri Rama në Bruksel, Balla: Lajme shumë të mira kemi sot

TIRANË, 1 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel ku do të zhvillojë takime në Këshill, Parlament dhe në Komisionin Europian.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pjesë e delegacionit që shoqëron Kryeministrin Rama në Bruksel informoi sot mbi axhendën e takimeve, ndërsa theksoi se priten lajme shumë të mira.

“Shumë i nderuar të takohemi përsëri në Parlamentin Europian me Presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli, Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos (Grupi Socialist dhe Demokrat), me Zëvendës Presidentin e Grupit të Partive Popullore Europian, Andrei Kovatchev dhe me Kryetarin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocijimit BE-Shqipëri, Manolis Kefalogianis. Lajme shumë të mira kemi sot”, tha Balla. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.