COVID-19 – Republika Çeke regjistron shkallën më të lartë të rasteve në botë

PRAGË, 1 mars /ATSH-AA/ – Republika Çeke regjistroi normën më të lartë në botë të rasteve të infektimit me COVID-19 për banorë në mes të shkurtit, sipas shifrave të fundit nga Qendra Europiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

“Vendi regjistroi 1 124 raste për 100 000 banorë midis 8 shkurt dhe 22 shkurt”, tha ECDC.

Zyrtarët raportuan 4 557 raste të reja sot, që e çon totalin e tyre në 1,24 milionë.

Rreth 73 persona humbën jetën nga COVID-19, numri i përgjithshëm i të cilave është 20 469./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.