COVID-19 – ISS: Incidenca e infektimeve nën 20 vjeç po rritet

ROMË, 1 mars /ATSH-ANSA/ – Duke filluar nga fundi i janarit, incidenca e rasteve COVID-19 në grupmoshën nën 20 vjeç tejkaloi, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, atë të grupeve të popullsisë më të rritur, sipas Institutit të Lartë italian të Shëndetësisë (ISS).

“Incidenca janar/shkurt ishte rreth 150 raste për 100 mijë banorë”, raportoi instituti.

“Vlera më e lartë është regjistruar midis 13-19 vjeç, pak më pak se 200 raste për 100 mijë banorë, ndërsa te më të vegjlit është më e ulët”, shtoi ISS.

Në grupmoshat më të reja, në mesin e rasteve të diagnostikuara ka shumë pak raste të rënda, ndërsa ato të lehta janë rreth 60%, kurse pjesa tjetër janë me simptoma të lehta./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.