BRUKSEL – Von der Leyen: Projekti për “pasaportën e gjelbër” në mars

BRUKSEL, 1 mars /ATSH-AFP/ – Komisioni Europian do të prezantojë në mars një projekt për “pasaportë të gjelbër” digjitale që vërteton vaksinimin kundër COVID-19 ose teste negative për të udhëtuar më lirshëm, njoftoi presidentja Ursula von der Leyen, ndërsa të drejtat e lidhura me këtë dokument i ndajnë 27 vendet e BE-së.

“Ne kemi bërë këtë muaj një propozim legjislativ për një “Pasaportë të Gjelbër Digjitale” me objektivin për t’u mundësuar gradualisht europianëve të lëvizin në siguri të plotë brenda BE-së apo jashtë saj, për punë apo turizëm”, theksoi në Twitter, Von der Leyen.

“Përveç vaksinimit dhe testeve, kjo pasaportë mund të theksojë gjithashtu nëse një person mund të konsiderohet si i imunizuar për shkak të situatës shëndetësore, pranisë së antikorpeve”, theksoi një zëdhënës i Komisionit.

“Ne propozojmë të sigurojmë koordinimin mbi kriteret (…) dhe të krijojmë një platformë që do të lidhë zgjidhjet e ndryshme kombëtare”, theksoi më herët  Ursula von der Leyen, duke vlerësuar se kjo punë përgatitore me shtetet do të merrte “të paktën tre muaj”./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.