BERLIN – Maas: Krizat e panumërta të Jemenit nuk zgjidhen vetëm me ndihma

BERLIN, 1 mars /ATSH-DPA/ – Asnjë ndihmë nuk mund të zgjidhë krizën në Jemen pa ndryshuar sjelljen e komunitetit ndërkombëtar, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas përpara një konference donatorësh të organizuar nga OKB.

“Të gjithë e dimë… pavarësisht se sa japim, se nuk do të jetë e mjaftueshme. Dhe jo vetëm sepse disa shtete u shmangen përgjegjësive të tyre ose palët e përfshira në luftën civile bllokojnë ndihmën humanitare,” tha Maas në një deklaratë.

“Fatkeqësia në Jemen është e krijuar nga njeriu. Shpresa e përmirësimit të vërtetë ekziston vetëm nëse më në fund mund të ndalojmë luftimet”, tha ai për vendin e varfër në Lindjen e Mesme, ku konflikti civil është kthyer në një luftë për vite midis Arabisë Saudite dhe Iranit./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.