Bardhi me studentët në Elbasan: Të rinjtë kanë në dorë ndryshimin

TIRANË, 1 mars /ATSH – I. Vata/ Koordinatori politik për qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, u takua me studentë të degëve të ndryshme në Elbasan.

Gazment Bardhi u shpjegoi të rinjve se duke njohur problemet dhe duke parë energjinë e tyre për të ndërtuar jetën këtu, PD ka bërë plan konkret për uljen e tarifave, mbulimin e  shpenzimeve me bursa për ata studentë që vijnë nga familje në nevojë.

“Ne do të ofrojmë mijëra stazhe me pagesë çdo vit, që janë paradhoma e sigurt drejt punësimit. Do të investojmë në teknologji e laboratore e do të stimulojmë sipërmarrjet e reja. Elbasani nuk ka të nesërme nëse studentët mbijetojnë çdo ditë, drobiten dhe humbin shpresën. Ne do t’i shohim si potencialin më të madh për zhvillim, për daljen nga qëndrimi vendnumëro. Ju keni në dorë të ardhmen tuaj në 24 Prill dhe të ardhmen e Shqipërisë duke votuar ndryshimin”, – tha Bardhi. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.