SAN FRANÇISKO, 28 shkurt /ATSH-AFP/ – Me një vendosmëri të palëkundur, një amerikane 90-vjeçare ka sfiduar të ftohtin duke ecur 10 kilometra në dëborë për të bërë vaksinën kundër COVID-19 në Seattle, njoftuan mediat lokale.
Fran Goldman, 90 vjeçe, nuk ka arritur të sigurojë një takim për të marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, kështu që kur asaj iu caktua një vend të dielën e kaluar, nuk bëhej fjalë që moti i keq ta devijonte nga qëllimi i saj, tregon ajo për gazetën Seattle Times.
Pavarësisht trashësisë të dëborës që kishtem mbuluar qytetin, duke e bërë të pamundur lëvizjen me makinë, zonja Goldman mori çizmet e saj dhe nuk hezitoi të përshkonte në këmbë në vajtje dhe ardhje 5 kilometrat që e ndanin atë nga klinika që administroi vaksinat.
“Nuk ishte e lehtë, ishte një sfidë”, theksoi Goldman për të përditshmen.
“Kam ecur mjaft ngadalë”, shtoi ajo.
Fran Goldman arriti me pesë minuta vonesë në takimin e saj./ /ec/