Nisin punimet për rikonstruksionin e plotë të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ Ka nisur puna për rikonstruksionin e plotë të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në kryeqytet, i cili do të shndërrohet në një maternitet me shërbime dhe cilësi bashkëkohore si për stafin mjekësore dhe për nënat e reja e të vegjlit e tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila ka publikuar një video të transformimit rrënjësor që do të pësoi ky maternitet.

“Me fillimin e punimeve në investimin e shumëpritur për zgjerimin dhe rikonstruksionin e plotë të maternitetit historik të Tiranës, teksa janë duke u ndërtuar edhe 3 maternitete të tjera në vend, ju uroj një të diel të qetë”, shprehet Manastirliu.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.