Masat antikovid/ Vijon dezinfektimi i ambienteve publike në Fier

TIRANË, 28 shkurt/ATSH/ Bashkia e Fierit po vijon procesin e dezinfektimit të ambienteve publike, në bazë të një plani periodik.

Në kuadër të masave antikovid, Bashkia e Fierit ka vijuar dezinfektimin e rrugëve me mjete të posaçme, ndërkohë që paralel është kryer edhe dezinfektimi i institucioneve arsimore.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi publikoi pamje nga procesi i dezinfektimit në Fier që synon garantimin e shëndetit të qytetarëve.

/m.m//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.