ATHINË, 28 shkurt /ATSH-ANA/ – Greqia ka regjistruar 1 269 infektime të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).
Numri i përgjithshëm i rasteve, që nga fillimi i pandemisë, është 191 100.
Një total prej 3991 pacientësh janë në ventilator në të gjithë vendin. Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç.
EODY njoftoi, gjithashtu, edhe 36 vdekje të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërkohë që numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 6 504.
Mosha mesatare e infektimeve të reja është 44, ndërsa mosha mesatare e viktima ishte 79./ /ervo/