FOTOGALERI/ Tiranë, vazhdon vaksinimi i gjyshërve e gjysheve +80 vjeç

TIRANË, 28 shkurt/ATSH/- Procesi i vaksinimit antiCOVID vijoi sot në qendrën e ngritur në Arenën Kombëtare në Tiranë me grupmosha mbi 80 vjeç.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga vaksinimi i gjysheve dhe gjyshërve në kuadër të fushatës “Shqipëria Buzëqesh”.

“Tiranë, vazhdon vaksinimi i gjyshërve e gjysheve +80 vjeç”, shprehet Rama duke ju uruar edhe 100 vite.

Kryeministri Rama, i shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër procesin e vaksinimit.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1028 vaksinime antiCovid në të gjithë vendin ku vijon procesi me vaksinimin e stafeve mjekësore. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 13,495 vaksinime.

Ndërkohë ditën e nesërme pritet të mbërrijnë 15 mijë vaksina nga Pfizer dhe brenda 10 ditëshit të parë 14 mijë vaksina të Astra Zeneca nga instrumenti Covax, ku do të fillojë vaksinimi edhe nën 65 vjeç, me targetin e përcaktuar nga ISHP.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.