Balla takim me artistët: Rivitalizimi i kalasë, do ta kthejë Elbasanin në destinacion të fundjavës

TIRANË, 28 shkurt/ATSH/ Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanin, Taulant Balla zhvilloi këtë fundjavë një takim me artistët, ku ndanë mendime për rigjallërimin e jetës artistike në qytet dhe shndërrimin e Elbasanit në destinacion turistik.

Prej një viti puna e artistëve është pezulluar tashmë, por ata paraqitën projektet e tyre, jo vetëm për rikthimin sa më shpejt të jetë e mundur, por edhe projekte të vogla të cilat respektojnë rregullat antikovid.

Në situatën e një ngarkese të madhe psikologjike që po kalojmë qytetarët kanë nevojë për kënaqësinë dhe shlodhjen që fal arti.

Balla ndau me artistët projektin për rivitalizimin e kalasë së Elbasanit, një projekt ambicioz që synon ta kthejë kalanë e Elbasanit në destinacion të fundjavës.

Ai mori shembull modelin e Korçës, Tiranës apo Vlorës, duke theksuar potencialin edhe më të madh të kalasë së Elbasanit.

Por Balla kërkoi bashkëpunimin e banorëve të kalasë të cilët zotërojnë prona dhe mund t’i shndërrojnë ato në bashkëpunim dhe me mbështetjen e bashkisë.

Por shndërrimi i kalasë nuk do të kishte kuptim pa jetën artistike brenda saj dhe artistët shprehën optimizmin e tyre për këtë projekt shumë të rëndësishëm për zhvillimin e Elbasanit.

Në prag të Ditës së Verës artistët gjithashtu ndanë mendime për organizimin aktiviteteve të vogla në zbatim të rregullave antikovid.

/m.m//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.