Spiropali: Politikës që zotohet se do presë gishta e do nxjerrë sy, i ka ardhur fundi

TIRANË, 27 shkurt/ATSH/- “Politikës që flet me gjuhën e dhunës, politikës që zotohet se do presë gishta e do nxjerrë sy, i ka ardhur fundi”, deklaroi ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, gjatë një takimi me gra të zonës së Paskuqanit.

Spiropali thekson se në zgjedhjet e 25 prillit, politika e marrë fund e rrenave dhe e dhunës përgjigjen do ta marri siç e meritojnë.

“Më 25 prill fitorja kalon nga Paskuqani. Për gratë, për fëmijët, për njerëzit energjikë të Paskuqanit që mbështesin çdo ndryshim, çdo punë të mirë: Kopshte, shkolla, shërbime, ura, kanalizime, rrugë të munguara në 30 vite”, thekson Drejtuesja Politike e Qarkut Tiranë.

“Më 25 prill politika e marrë fund e rrenave dhe e dhunës përgjigjen do ta marri siç e meritojnë. Paskuqani do të vazhdojë përpara me Edi Ramën për mos t’u kthyer kurrë pas te koha e atyre qe Paskuqanin e përdorën si hambar votash, por kurrë nuk i respektuan, kurrë nuk i ndihmuan”, deklaron ministrja Spiropali.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.