SHBA – Blinken: Shumë të shqetësuar nga intoleranca e Moskës ndaj lirisë së shprehjes

UASHINGTON, 27 shkurt /ATSH-AFP/ – SHBA-ja u shpreh sot shumë e shqetësuar nga intoleranca në rritje e Rusisë ndaj lirisë së shprehjes, në gjashtë vjetorin e vrasjes së opozitarit, Boris Nemtsov, një prej kundërshtarëve më të ashpër të Vladimir Putin.

“Ata që mbrojnë liritë e tyre dhe demokracinë në Rusi vazhdojnë të jenë shënjestër e sulmeve dhe vrasjeve. Populli rus meriton më të mirën”, theksoi kreu i diplomacisë amerikane, Antony Blinken, në një komunikatë.

Boris Nemtsov, i cili luajti një rol të rëndësishëm në opozitën me Vladimir Poutine dhe ka qenë zëvendëskryeministër në kohën e presidentit Boris Eltsine, u vra me katër plumba në një urë afër Kremlinit më 27 shkurt 2015.

“Ai, ia kushtoi jetën ndërtimit të një Rusie të lirë dhe demokratike”, sipas Uashingtonit.

“Ne mbetemi thellësisht të shqetësuar për intolerancën në rritje të qeverisë ruse ndaj çdo forme të shprehjes së pavarur”, nënvizoi sekretari amerikan i Shtetit./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.