Mbështetja për sipërmarrjen/ Denaj viziton biznesin në Sarandë

TIRANË, 27 shkurt/ATSH/ Ministrja e Financës dhe Ekonomisë, Anila Denaj vijoi sot takimet me biznesin në Sarandë, ku u ndal te mbështetja e qeverisë për sipërmarrjen.

“Me 28 vite në treg dhe me 10 të punësuar, biznesi i Dashamirit mund të konsiderohet fare mirë një markë, pasi është i vetmi i këtij lloji në tregun ku operon”, tha ministrja Denaj.

Sipas saj, “investimi në fushën e linjave elektrike dhe të pajisjeve Led për kursimin e energjisë e ka ndihmuar të jetë i suksesshëm”.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.