Kursi i këmbimit gjatë javës/ Euro dhe dollari amerikan, të qëndrueshme ndaj lekut

TIRANË, 27 shkurt  /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, gjatë javës 22-27 shkurt 2021, valutat kryesore euro dhe dollari amerikan ishin të qëndrueshme ndaj lekut. Ndryshe nga franga zvicerane dhe paundi britanik që humbën terren në raport me monedhën vendase, lek.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane ka regjistruar relativisht kuota të qëndrueshme. Euro e mbyll javën në vlerën 123.67 lekë, pothuajse sa ishte edhe në fillim javë 123.65 lekë.

Dollari amerikan këmbehet sot në vlerën 101,99 lekë, kundrejt nivelit 102.01 që ishte në fillim të javës, duke zbritur lehtë në raport me lekun.

Ndërsa monedha britanike ka shënuar disa ulje ngritje të vlerës gjatë javës, 22-27 shkurt me një rënie  të theksuar ditën e premte. Paundi britanik këmbehet me 141.97 lekë ndërsa ishte në fillim javë 143.13 lekë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, franga zvicerane u këmbye në fundjavë me 112.66 lekë kundrejt vlerës 113.54 që shënoi ditën e hënë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.