COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1331 të vaksinuar, 3957 testime, 962 të shëruar, 986 raste të reja dhe 19 humbje jetë në 24 orët e fundit

TIRANË, 27 shkurt /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se, gjatë ditës së sotme janë kryer 1,331 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 12,467 vaksinime antivCOVID.

MSHMS informon mbi situatën e COVID-19 në 24 orët e fundit se: Janë kryer 3957 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 986 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

461 raste në Tiranë, 54 raste në Vlorë, 44 raste në Durrës, 41 raste në Fier, 39 raste në Librazhd, 31 raste në Elbasan, 24 raste në Krujë, 23 raste në Shkodër, Pogradec, 22 raste në Lushnje, 19 raste në Kuçovë dhe Tepelenë, 18 raste në Mallakastër dhe Lezhë, 17 raste në Korçë, 15 raste në Mirditë, 12 raste në Berat, 11 raste në Kamëz, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Peqin, 8 raste në Kurbin dhe Gramsh, 7 raste në Kavajë, 5 raste Ura Vajgurore, 4 raste në Përmet, Kukës, 3 raste në Maliq, Shijak, Kolonjë, Himarë, Vau i Dejës, Pukë, Devoll, 2 raste në Vorë, Cërrik, Skrapar, Sarandë, 1 rast në Poliçan, Kelcyrë, Libohovë, Memaliaj, Bulqizë, Malësi e Madhe, Dibër, Delvinë, Mat, Rrogozhinë, Has.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 962 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 68,969 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 41 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Sipas MSHMS, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 19 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Shijaku, 1 qytetar nga Kavaja,1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 65-89vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të.

Statistika (27 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore      986
Të shëruar në 24 orë    962
Të shtruar në spitale      647
Humbje jete në 24 orë  19
Testime ditore              3957
Testime totale          462,980
Raste pozitive          106,215
Raste të shëruara    68,969
Raste Aktive              35,471
Humbje jete              1,775
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë    22853
Fier        2641
Durrës    1664
Vlorë      1748
Shkodër  1337
Gjirokastër 1026
Berat        877
Korçë      916
Elbasan    887
Lezhë      819
Dibër      368
Kukës    335
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.