BSH: 11.4 miliardë lekë, kredia për ekonominë në muajin janar 

TIRANË, 27 shkurt /ATSH/ Gjatë muajit janar 2021, kredia e re për ekonominë shënoi vlerën e 11.4 miliardë lekëve, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Sipas BSH-së, kredia e re për sipërmarrjet kishte vlerën 7.4 miliardë lekë gjatë këtij muaji. Ndërsa për individët vlera e kredisë së re ishte rreth 4 miliardë lekë, pothuajse në të njëjtat nivele me një vit më parë.

Banka e Shqipërisë shprehet optimiste se gjatë vititn 2021, kreditimi do të zgjerohet,  mbështetur nga ringritja ekonomike dhe nga zbutja e masave kufizuese ndaj përhapjes së pandemisë.

Me bazë vjetore, portofoli i kredisë ngelet në rritje vjetore pozitive, me rreth 6.6%, në fund tKredia, janar 2021ë vitit 2020.

.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.