Totali depozitave bankare, arrin në 1.11 trilionë lekë në janar 2021

TIRANË, 26 shkurt /ATSH/ Depozitat në sistemin bankar vijojnë të ndjekin trendin e rritjes së qëndrueshme.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se totali i depozitave bankare në fund të muajit janar 2021 arriti në 1.11 trilionë lekë, me një rritje 0.13 % në krahasim me dhjetorin e 2020-s.

Rritja ka ardhur kryesisht nga valuta, që u zgjerua me 0.5 %, ndërsa kursimet në lekë shënuar rënie me 0.29 %.

Të dhënat e BSH-së tregojnë se në janar 2021 depozitat në lekë përbënin 46.3 % të totalit, nga 46.5 % në fund që shënonin në vitin 2020. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.