MADRID, 26 shkurt /ATSH-ANSA/ – Spanja ka vendosur të zgjasë kufizimet mbi udhëtimet jothelbësore jashtë Bashkimit Europian deri më 31 mars, sipas të përditshmes “El Pais” që citon dispozitën e re qeveritare mbi rregullat antiCOVID-19, publikuar sot në Fletoren Zyrtare.
Mes masash të tjera, kontrollet në kufi me Portugalinë do të zgjaten deri më 16 mars.
Gjatë kësaj kohe, Katalonja, duke nisur nga e hëna, do të mundësojë rihapjen e qendrave tregtare, pas disa muajve të mbyllura, por do t’i mbajë të mbyllura gjatë fundjavës./ /ec/