Shtatë shenjtorët e “Onufrit” i shpëtojnë shkatërrimit

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ Shtatë shenjtorët e “Onufrit” i shpëtojnë shkatërrimit.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti njoftoi sot se pas një pune të gjatë dhe të kujdesshme në Laboratorin e Veprave të Artit në Muzeun e Ikonografisë “Onufri”, ka përfunduar ndërhyrja restauruese e një tjetër vepre në koleksionin e Muzeut.

“Një vepër e vitit 1873 nga autori Adam Kristo nga Samarina, që paraqiste probleme serioze. Tashmë ajo nuk është vetëm një vepër e shpëtuar, por edhe e rifreskuar. Vlerat e saj kanë dalë në dritë dhe po i bashkohet “serisë” së shenjtorëve, që presin e përcjellin vizitorë në qytetin e “një mbi një dritareve””, u shpreh Margariti.

Këto vepra janë ndër më të rëndësishmet e koleksionit të ikonografisë shqiptare. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.