MOSKË, 26 shkurt /ATSH-DPA/ – Një ”Boeing” 777 i kompanisë ruse ”Rossiya” ka bërë një ulje emergjente sot në Moskë pas një problemi në motor, të paktën një javë pas një incidenti spektakolar të reaktorëve në një aparat të ngjashëm në SHBA.
“Gjatë fluturimit 4520 Hong Kong-Madrid u zbulua një mosfunksionim i sensorit të kontrollit të motorit”, theksoi kompania në një deklaratë duke shtuar se ekuipazhi vendosi të bënte një ulje emergjente në aeroportin moskovit të ”Cheremetievo”-s.
“Ulja u realizua normalisht. Avioni rifilloi fluturimin drejt Madridit pas orës 12:00″, shtoi ”Rossiya”, një filial i kompanisë publike ruse ”Aeroflot”.
”Rossiya” theksoi se të gjithë ”Boeing” 777 ishin të pajisur me motorë GE90 nga prodhuesi amerikan ”General Electric”, një model i ndryshëm nga ata të përfshirë në rrëzimin e javës së kaluar në SHBA./ /ec/